Një vrasje e tragjike ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Dalip Alshiqi” të mërkurën, ku një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Dukagjini kishte mësuar se e ndjera është identifikuar si gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.
Pas lajmit të trishtë, Pacolli ka reaguar në Faceboook duke shprehur ngushëllime për dy familjet e së ndjerës.
Në një postim të ndarë në Facebook, Pacolli shkruan: “Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona!”.
Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën vonë se një grua është gjetur e vrarë në një veturë në Prishtinë.
Sipas informatave që posedon redaksia, dyshohet se fillimisht Murseli, i cili ishte me familje në veturë, ishin cak i një grabitjeje, ku pas të shtënave nga grabitësit mbeti e vrarë gruaja e tij.
Sipas informacioneve të para të Policisë, “dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”.
Policia në koordinim me Prokurorinë, tashmë kanë nisur hetimin dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.