Pacolli për Ditën e Çlirimit: Shpresojmë që vitin tjetër ta festojmë me ish-luftëtarët që po mbahen në Hagë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, uroi që përvjetorin e çlirimit të Kosovës vitin tjetër ta festojë bashkë me ish-lufëtarët e UÇK-së që sipas tij, sot po mbahen padrejtësisht në Hagë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, teksa ka kujtuar intervenimin e Aleancës Veriatlantike (NATO), për ta ndaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, ka uruar që përvjetori i ardhshëm të festohet bashkë me ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim, në Hagë.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se secili përvjetor i çlirimit të Kosovës rikujton sakrificën e madhe të popullit kosovar për liri.

“Duke u uruar qytetarët e Kosovës për këtë ditë historike, lus zotin që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku edhe me ish-luftëtarët e UÇK-së që sot padrejtësisht gjenden në Hagë”, ka shkruar Pacolli.

Po ashtu, Pacolli i cili ka qenë ish-president i Kosovës, ka falënderuar shtetet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ndalën shfarosjen e popullit.

“Në këtë ditë të madhe për vendin, kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend dhe njëkohësisht duke shprehur falenderimin e thellë për botën demokratike me në krye SHBA-në që ndalën shfarosjen e një populli të tërë”, shtoi Pacolli.

Ndryshe, të dielën e 12 qershorit, janë shënuar 23 vjet nga vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe bashkë me ta, edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Foto pas përfundimit të luftës në Kosovë

Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj kosovarëve. Pas bombardimeve të NATO-s u mundësua kështu, kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve kosovarë në vendlindje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika