Kandidati për deputet, Selim Pacolli ka shprehur ngushëllime tri familjeve për vdekjen tragjike të të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.
Pacolli përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore të parapara për ditën e sotme.
“Ngushëllime për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina
Me dhembje të thellë, shprehim ngushëllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina për humbjen tragjike të djemve të tyre. Lutemi që Zoti t’u dhurojë forcën dhe durimin për të përballuar këtë tragjedi.
Në nderim të kësaj humbjeje, anulojmë të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme.
Të kujtojmë të rinjtë që humbën jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin me solidaritet”, ka shkruar Pacolli.