Pacolli: S’kemi vija të kuqe – s’shkojmë për pazare politike, por për të mbrojtur kauzën tonë 

Kandidati për deputet nga radhët e “Koalicionit për Familjen”, Selim Pacolli tha se nuk kanë asnjë mesazh për subjektet e tjera politike, por u shpreh se nuk kanë vija të kuqe.

Mirëpo, ai u shpreh se nuk bëjnë pazare politike, por duan ta mbrojnë kauzën e tyre, përcjell Klankosova.tv.

“Ne nuk kemi mesazh për asnjërin subjekt politik, ata janë një pjesë në garë me neve dhe ata luftojnë për elektoratin e vet, për votat e veta dhe mbështetësit e vet, ne i kemi të gjithë vëllezër, jemi të një kombi, jemi të një etnie dhe kështu ne duhet të ecim përpara dhe nuk kemi vija të kuqe me asnjërin nga ta, ne nuk paraqesim vija të kuqe, ne jemi në garë, e fitojmë jemi në rregull edhe mund të ulemi një ditë të bashkëbisedojmë”, ka thënë Pacolli në emisionin “DPT te Fidani”.

“Të gjithë janë ata që e kalojnë Kodin, secili, kanë filluar ngapak të ngjyrosen me këtë çështjen e familjes. Gjema një nga këto subjekte politike që thotë “ne kemi në plan-program themelimin e Ministrisë së Familjes”. Një ma gjej nga ato që thotë “ne nuk e votojmë Kodin Civil, të gjithë e votojnë Kodin Civil”.

“Ne nuk shkojmë për pazare politike aty, ne shkojmë për të mbrojtur kauzën tonë politike dhe secili që është i interesuar dhe secili që vjen në tavolinën tonë, ne do t’ia hedhim përpara plan-programin tonë”, u shpreh tutje Pacolli.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika