Pacolli tregon se si e njohu Naim Murselin dhe çfarë raportesh kishte me të dhe familjen e tij

Ish-presidenti i Kosovës, Bexhet Pacolli, ka treguar se si e ka njohur Naim Murselin, i cili para disa ditëve kishte paguar vrasjen e gruas se tij, dhe të cilën e kishte inskenuar si grabitje, por kjo ngjarje u zbardh shumë shpejt nga Policia e Kosovës.

“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte përjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019”, ka shkruar Pacolli në rrjetin e tij social Facebook.

“Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, ka shtuar ai.

Më tej, Pacolli ka thënë se kishte pasur marrëdhënie të mira ku ai dhe gruja e tij kishin qenë kumbarë të djalit të qifiti Murseli.

“Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, unë dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time. Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues”, ka shtua Pacolli.

Pacolli ka thënë se ka mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës.

“Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar”, ka theksuar ai”

“Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve. Edhe një herë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e Liridonës  me këtë ngjarje të trishtueshme”, ka përfunduar Pacolli.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika