Kandidati për deputetë nga “Koalicioni për Familjen”, Selim Pacolli, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrrisë gjatë një tubimi elektoral.
Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli tha se kjo pjesëmarrje e dëshmoi përkrahjen për Koalicionin për Familje dhe angazhimin për të forcuar vlerat familjare.
“Vushtrria sonte e dëshmoi mbështetjen për Koalicionin për Familje. Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e vlerave familjare dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Selimi në Facebook.