Pagat në Shqipëri, Rama: Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shfrytëzimi i punonjësve duhet të marrë fund

Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Duke filluar nga prilli i këtij viti, Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë pagën minimale në 40 mijë lekë [345 euro].

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me sipërmarrjen të premten, tha se shfrytëzimi i punonjësve duhet të marrë fund.

“Çështja është si do të mbyllet: duke vdekur sipërmarrja apo duke u bërë sipërmarrja e vetëdijshme që duhet të krijojë një marrëdhënie të re me burimet e saj njerëzore. Rritja e pagës minimale nuk është me dëshirë, por nga kapaciteti që ka ekonomia për ta mbajtur. Mali i Zi bëri një rritje të pagës minimale përtej logjikës dhe sot është në një situatë makroekonomike dramatike dhe sot e ka borxhin mbi 100 për qind. Paga minimale ka logjikë të vetën, por ne nuk mund të vijonim me programin që nuk parashikonte pandeminë dhe luftën në Ukrainë”, ka thënë Rama

Kryeministri Rama tha se në këto kushte nuk mund të mos reagonim dhe e rritën pagën minimale.

“Programi ishte një pagë minimale 38,000 lekë deri në vitin 2025, por u rrit më shumë, pasi është koha që të jepnim një shtysë”, ka shtuar Rama.

“Sipërmarrja nuk mund të largohet nga Shqipëria, edhe pse punonjësit mund të largohen nëse janë të pakënaqur me pagat. Dilema është të rrojë apo të vdesë. Por është një dilemë e thjeshtë, të rrojë duke mbështetur punonjësit që edhe ata të rrojnë. Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet. E zhvillojmë këtë dialog kundër shfrytëzimit të punonjësve”,ka shtuar tutje Rama.

“Tani, sipërmarrja po e shikon se lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë në territorin e vet. Po e shikon se si po i ikin nga duart ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes njerëzit. Të gjithë po e shohin se si shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt të munden”, tha Rama.

Mes tjerash, kryeministri shqiptar është shprehur se nëse një punonjës ose një i ri ka mundësinë dhe perspektivën që duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, “sipërmarrja nuk ka ku shkon”. Telegrafi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika