Pagat që i zbriti Qeveria tash i rrit Gjykata Kushtetuese

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave, zyrtarëve që u zbritën pagat do t’u kthehen sërish në nivelin paraprak. Me gjithë kritikat, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do ta respektojë vendimin dhe do t’i bëjë ndryshimet e urdhëruara nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Të gjithë zyrtarët e sektorit publik që nga dhjetori i vitit të kaluar kanë marrë pagë më të ulët shkaku i Ligjit të ri të Pagave, nga viti i ardhshëm pagat do t’u rikthehen në nivelin paraprak.

Ky është vendimi që institucioni më i lartë juridik, Gjykata Kushtetuese ka publikuar gjatë së martës.

Gzim Shala nga IKD, thotë se në Ligjin e ri të Pagave, sipas Gjykatës janë disa nene që nuk janë në pajtueshmëri më Kushtetutën e Kosovës, andaj dhe kërkohet që të ketë ndërhyrje në to.

“Gjykata Kushtetuese thekson se aktgjykimi në fjalë nuk ka të bëjë më zyrtarët publik që është ngritur paga por i trajton rastet e personave që ju është ulur paga dhe sipas vendimit të tyre të gjithë zyrtarët do të vazhdojnë të marrin pagën e ngritur ashtu siç ka qenë para se të hyjë në fuqi ligji i ri”, ka thënë ai.

Shqetësim tjetër në atë periudhë ishte ulja e pagave për dy kategori të rëndësishme, prokurorët dhe gjyqtarët.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, thotë se nëse kjo do të ndodhte do të rikthehej periudha e disa viteve më parë.

“Sistemi i drejtësisë me vite ka qenë i lanë pas dore dhe pagat kanë qenë aq të ulëta sa kanë ndiku në shkapërderdhje në sistemin e drejtësisë dhe  në ikjen masive të gjyqtarëve dhe Prokurorëve por më inistimin e amerikanëve është ndërtu një normë që ka tentu të bëjë balancimin e pagës së gjyqtarëve”.

Gjykata i ka lënë po ashtu gjashtë muaj kohë Kuvendit të Kosovës që të rregullojë edhe nenin ku flitet për koeficientin për përvojën e punës.

Në ligjin thuhej se përvoja e punës ulej nga 0.5% në 0.25% për 15 vitet e para të përvojës së punës dhe kjo ulje, sipas Kushtetutës, cenon të drejtën në pronë.

Vendimin e Kushtetueses, shumica parlamentare thotë se do ta respektojë, ndonëse ka disa pikëpyetje.

Kusari-Lila: Kuvendi do të reflektojë në plotësim-ndryshimin e Ligjit për paga, sipas aktgjykimit të Kushtetueses

“Natyrisht se Kuvendi sipas aktgjykimit të plotë do të reflektojë në plotësim-ndryshimet për ligjin, por prapë po e humb elementin që në sektorin publik nuk duhet të ketë diferencë aq të madhe të pagës më të ulët dhe pagës më të lartë. Kjo ka qenë ideja, duke u prezantuar një nivel i qartë dhe transparentë për të gjithë midis pagës më të lartë dhe pagës më të ulët”, ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e grupit parlamentar të LVV-së.

Ligji për pagat u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit në prill të këtij viti.

Ligji ishte miratuar në Kuvend në dhjetor të 2022-ës.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika