Pahor e konfirmon se është i interesuar ta zëvendësojë Lajçakun

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, thuhet se dëshiron të bëhet përfaqësuesi i ardhshëm special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, për të pasuar Miroslav Lajçakun

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilin ai do të pasonte Miroslav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht.

Për këtë ofertë ka shprehur mbështetjen e kryeministrit të Sllovenisë Robert Golob, i cili tashmë ka zhvilluar bisedime të shumta për këtë temë gjatë muajit të kaluar.

Media sllovene “Delo”, ka raportuar të martën se ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mund të jetë kandidat i përshtatshëm për të zëvendësuar Miroslav Lajakun, në pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi.

Pahor, shkruan “Delo”, që të arrijë këtë pozitë po përgatitet nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme sllovene dhe shefja e kësaj ministrie, Tanja Fajon.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerësoi se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për të zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë, ndaj vendosën që rrjeti diplomatik slloven të ndihmonte ish-presidentin e republikës në kandidaturën e tij.

Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për plotësimin e pozitës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika