Pahor s’kandidon për emisar në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur vendimin e tij për të mos kandidojë për postin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi – ndonëse gjatë vitit të kaluar kishte shprehur gatishmërinë ta pranojë këtë post.

Në një letër të publikuar në X, ai ka ofruar disa arsye për këtë vendim.

Pahor ka thënë se një nga arsyet kryesore është se janë raportuar mundësi për reduktime në buxhet për emisarët dhe kabinetin e tyre.

Një tjetër arsye e cila ka ndikuar në vendimin e Pahorit është se Bashkimi Evropian ka kërkuar diplomat, dhe jo politikanë, për të mbushur këtë post.

“Nëpërmjet bisedave të panumërta joformale, përfundimisht mu bë e qartë se ata po kërkonin një diplomat, jo një politikan, si një të dërguar special”, ka thënë Pahor.

Pahor: Mund të jem “ndryshues i lojës” në dialogun Kosovë – Serbi

Vlen të ceket që në korrik të vitit të kaluar, Pahor kishte thënë mund të jetë “ndryshues i lojës” në dialogun Kosovë – Serbi në rast se emërohet emisar special i Bashkimit Evropian (BE).

Ndërkaq, në maj të 2024, kur ishte në vëmendje se Pahor ishte zëvendësuesi potencial i Lajçakut, njohës të procesit të dialogut kishin theksuar se emërimi i tij nuk do të sillte ndryshime rrënjësore në procesin e dialogut.

Pahor e njeh rajonin por si emisar i BE-së s’mund ta ‘transformojë’ dialogun

Mandati i Miroslav Lajçaku përfundon në fund të janarit të këtij viti.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika