Pahor të mërkurën viziton Kosovën

Këtë të mërkurë të shtatë shtatorit, Kosova do të vizitohet nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili do të takohet me krerët e shtetit

Barut Pahor, president i Sllovenisë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, të mërkurën e shtatë shtatorit do të vizitojë Kosovën, ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.

Pahor, përveç takimit me presidenten Osmani, do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ceremonia pritëse për presidentin Pahor do të jetë orën 15:00, ndërkaq në orën 16:00 pritet të mbahet një konferencë për media.

Kjo vizitë, vjen pak ditë para mbajtjes së Samitit Brdo-Brijuni që do të mbahet të hënën.

Ndryshe, ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë e ka ftuar për intervistë ambasadorin e Serbisë, si shenjë pakënaqësie ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq pyeti gazetarët e mbledhur se si t’i shpjegojë kombit të tij se Serbia po vendos sanksione ndaj Rusisë, jo Sllovenisë.

“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, por Sllovenia e ka shkelur. Dhe ne shohim që kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë”, ka thënë Vuçiq, në një konferencë në Beograd pas takimit me presidentin slloven, Borut Pahor.

Sipas N1, Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka reaguar në lidhje me këto deklarata, duke thënë se Serbia nuk duhet ta problematizojë qëndrimin e Sllovenisë për Kosovën.

“Ne informuam palën serbe se jemi shumë të befasuar nga deklaratat e presidentit Vuçiq. Edhe një herë përcollëm qëndrimin tonë për Kosovën, të cilën Sllovenia e njohu si shtet të pavarur. Në këtë drejtim, ne shprehëm pritjen që Serbia të mos e problematizojë qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën në të ardhmen, sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne gjithashtu shprehëm kundërshtimin tonë të fortë për barazimin e njohjes sllovene të Kosovës me agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Sllovenia ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i shmangin tensionet dhe të avancojnë në rrugën e tyre për në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika