Pajaziti nga PDK për gjykimin në Hagë: Një përfundim me pafajësinë e tyre do të ishte mirë për Evropën

Anëtari i PDK-së, Zenun Pajaziti, për gjykimin në Hagë ndaj liderëve të UÇK-së, ka thënë se një përfundim me pafajësinë e tyre do të ishte mirë për Evropën, sepse sipas tij, kjo do të inkurajonte qytetarët evropianë që t'i luftonin padrejtësitë dhe shkeljet që u bëhen

Zenun Pajaziti, anëtar i PDK-së

Zenun Pajaziti, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nuk kishte besuar që pas shumë vitesh do të kishte një proces të tillë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Para nesh është ende një sfidë e gjatë, me të cilën, duhet të përballen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por krejt kjo sfidë, kjo sagë, pse jo do të mund të përfundonte edhe mirë”, ka thënë Pajaziti.

Një përfundim me pafajësinë e tyre, sipas Pajazitit, do të ishte mirë për Evropën.

“Do të inkurajonte qytetarët evropianë që t’i luftonin padrejtësitë, shkeljet. Ne nuk harrojmë, besoj që dhe Evropa e ka të freskët se në fund të shekullit 20 në Kosovë kishte ndodhur një gjenocid, një dhunë e paparë… ishte një kryengritje e qytetarëve, për t’u çliruar”, ka thënë tutje Pajaziti.

Për Marshin për Drejtësi që u zhvillua më 2 prill, Pajaziti në emisionin special të RTV Dukagjini tha se masoviteti shpreh edhe shqetësimin e qytetarëve.

“UÇK-ja dhe lufta e saj mbeten si diçka që është e shenjtë dhe askush nuk do t’i ketë të cenueshme”, ka shtuar ai, duke potencuar se gjithçka që po ndodh në Hagë nuk është në “dorën e tyre”. Sipas tij, në ‘dorën e tyre’ është të tregojnë mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Një gjykim i tillë është krejtësisht i padrejtë, dhe aq më tepër, diçka që ndoshta nuk mund të imagjinohet, dënimi i tyre”, ka shtuar ndër të tjerash ai, në edicionin special të RTV Dukagjini.

Pajaziti nga PDK-ja është shprehur se nëse ish-krerët e UÇK-së shpallen të pafajshëm, kjo do të ishte shpagim qytetar për t’iu dhënë kurajo popujve të vegjël që të bëjnë gjithçka për lirinë e tyre.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika