Pajisja e institucioneve publike me panele solare, kërkohen më shumë fonde

Përdorimit të energjisë së ripërtërishme i janë bashkuar edhe disa shkolla në komunën e Obiliqit. 30 panele solare po vendosen nëpër shkollat e kësaj komuna duke zvogëluar kostot e energjisë elektrike dhe furnizimit me ngrohje gjatë dimrit. Sipas ekspertëve të energjisë, institucionet duhet të lirojnë dorën në politikat e tyre dhe të rrisin fondet ashtu që të rritet numri i përdoruesve

Gjendet në një pikë të hapësirës së saj ku e favorizon dielli.

E këtë të fundit, shkolla “Ibrahim Rugova” në Obiliq do ta shfrytëzojë për t’u furnizuar me energji solare.

Gjersa dimrat i kalonin me thëngjill e dru, tani vendosja e 30 paneleve solare do t’ua kursejë shpenzimet.

”Zakonisht, ngrohjen qendrore të shkollës e kemi pasur me dru, ndonjëherë në mungesë të tyre edhe me thëngjill e vendosja e paneleve do të na ndihmojë deri sa të nisë nxemja me kogjenerim në Obiliq. Sipas udhëzimeve, ky projekt do jetë diku 15 kilovatë që do përdoren energji. Është e mirëseardhun për shkollën dhe për secilën shoqëri që planifikon të furnizohet me energji të ripërtrishme”, ka thënë Shyhrete Gashi, drejtoreshë në SHFMU “Ibrahim Rugova”.

Në bashkëpunim me KFOS, Komuna e Obiliqit ka bërë edhe pajisen me panele solare të dy shkollave të tjera dhe plani është që të përfshihen edhe të tjera në të ardhmen.

“Komuna me këtë marrëveshje nuk ka kosto financiare (obligime teknike; si leje për instalim, licencë për prodhim të energjisë etj. e sheh te memorandumi me specifikisht), përkundër siç e sqarova më lartë, komuna do te kursej energji derisa me mjetet e fituara do të ketë mundësi që të ndihmoj shkollat në investime të ndryshme. Ne këtë herë veçse jemi përcaktuar bashkë me KFOS për tri objektet më të mëdha arsimore në komunën tonë, sepse një nga kriteret ka qenë sipërfaqja shkollore dhe numri i nxënësve, por nëse jo shkollat, në projektet e ngjashme do t’i planifikojmë në objektet kulturore, sallat e edukatës fizike, palestrën e te ngjashme, ashtu siç do të kemi mundësi t’i plotësojmë kriteret e partnerit me të cilin do t’i realizojmë projektet e solareve (siç e kemi tani me KFOS)!”Fitore Hashani, Drejtoreshë e Arsimit.

Sipas Lulzim Sylës njohës i fushës së energjisë, shembujt të tillë tregojnë se energjia e ripërtërishme është e ardhmja.

Por se institucionet, duhet të lirojnë dorën në politikat e tyre.

”Është shumë e mirëseardhur por Qeveria duhet të rrisë fondet në kuadër të agjensionit të efiçencës ashtu që të prek më shumë institucione sepse Kosova ka tre mijë institucione publike, 30 prej të cilave nëse vendosen nga 30 kilovatë, po flasim për mbi 100 mijë megavatë që mund të instalohen në institucione publike. Institucionet shtetërore duhet të punojmë vazhdimisht që ta promovojnë përdorimin e energjisë së gjelbër, duhet të zhvillohen dhe të krijojnë fonde të veçanta sepse është e ardhmja dhe është në dobi të të gjithëve”, ka thënë Lulzim Syla, Njohës i fushës së energjisë.

Në Obiliq, tri shkolla po pajisen me panele solare. 18 panele do të vendosen në ShFMU “Hasan Prishtina” ndërsa 30 panele do të vendosen në shkollën profesionale “Ismail Dumoshi”.

Kjo praktikë veçse ka vite që bëhet në kryeqytet.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika