Pajisja me tekste shkollore për vitin 2024/25, ministrja Nagavci “refuzon” të japë detaje se si do të bëhet

Kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë asnjë detaj se si do të bëhet furnizimi me tekste shkollore.

Madje, ministrja Arbërie Nagavci në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, as nuk ka dashur të komentojë rreth kësaj çështjeje, që ishte shndërruar në problem të madh vitin e kaluar.

“Për çështjen e furnizimit me tekstet shkollore shumë shpejt do të kemi një konferencë të veçantë” kanë qenë të vetmet fjalë të ministres Nagavci për këtë çështje.

Se pajisja me tekste shkollore ishte shndërruar në problem serioz vitin e kaluar e ka thënë edhe një prej monitoruesve të sistemit të arsimit.

Ka qenë drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, që para pak kohësh ka thënë se furnizimi me kohë me tekste shkollore për nxënësit është problem i kahmotshëm.

Në emisionin “FIVE”, eksperti i çështjeve të arsimit, Qehaja ka thënë se pret nga Ministria e Arsimit që të vijë me një opsion të duhur e ideal që garanton tekstet shkollore më 1 shtator kur edhe fillon procesi mësimor në Kosovë.

“Furnizimi me libra është problem i kahmotshëm. Presim nga MAShT-i me ardhë me një opsion të duhur, ideal që garanton tekstet shkollore më 1 shtator”, ka deklaruar Qehaja.

Ai ka thënë se nëse vonohen përgatitjet e duhura nga Ministria dhe aktorët e tjerë në procesin e subvencionimit të librave, atëherë ka rrezik që do të ketë sërish vonesa në furnizim me libra.

Sipas tij, MAShT-i me seriozitet duhet të sigurojë hapjen e platformës e-Kosova në kohë, shpërndajen e mjeteve te prindërit me kohë, e pastaj procedurat e tjera që të mos ketë vonesa.

Ai thotë se për shkak që sistemi arsimor në Kosovë është i kufizuar në tekst shkollor, çdo ditë vonese e cenon mësimdhënien.

Por, Nagavci tha se tashmë kanë filluar punën sa i përket çështjeve të furnizimit të shkollave me tekste shkollore.

“Janë finalizuar listat me tekstet e miratuara, janë ndarë të njëjtat me drejtoritë komunale të arsimit. Është kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit që katalogu të ndahet në shkolla dhe të zgjedhën nga aktivet profesionale, gjegjësisht këshillat drejtues të miratojnë lista e teksteve që propozohen për përdorim në shkollë. Të njëjta na janë dorëzuar në fund të javës së kaluar në Ministri të Arsimit… dhe tashmë janë pranuar edhe prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve”, ka theksuar Nagavci.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika