Pak ditë nga premiera e Kantatës “Carmina Burana”

Në koncertin premierë të Kantatës "Carmina Burana", të organizuar nga Filharmonia e Kosovës, do të marrin pjesë katër kore, ku një prej tyre është kori i fëmijëve "Okarina". Në këtë koncert do të performojnë mbi 260-të muzikantë nga e gjithë Kosova dhe është koncerti më i madh në historinë e Filharmonisë së Kosovës

Pamje nga provat pargatitore të koncertit të së dielës së 26 qershorit, Prishtinë

Koncerti premierë që do të mbahet të dielen e 26-të qershorit, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të sjellë në skenë artistë nga tri kore për të rritur, dhe korin e fëmijëve “Okarina”.

Ky koncert do të ketë mbi 260-të performues që do të ngjiten në skenë, duke filluar nga pjestarët e korit dhe orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, Korit të Fakultetit të Arteve të UP-së, Korit të Fakultetit të Arteve-Pejë, si dhe kori i Fëmijëve “Okarina”.

Tashmë vetëm janë duke u bërë përgatitjet e fundit sa i përket premierës së Kantatës, “Carmina Burana”, e cila do të shfaqet për publikun mbrëmjen e së dielës.

Pamje nga provat

Ky koncert është pritur jashtëzakonisht mirë, sidomos nga kori i fëmijëve.

Në një intervistë për Portalin D, Arnisa Isufi, pjestare e korit “Okarina” është shprehur shumë entuziaste për koncertin.

“Është hera e parë që Filharmonia fton fëmijë në koncertet e saj dhe unë jam shumë krenare që marrë pjesë në këtë koncert. Ne kemi punuar shumë për këtë paraqitje dhe mezi po pres të ngjitemi në skenë”, ka thënë ajo.

Një mbeshtetje dhe vlerësim nga Filharmonia e Kosovës ka qenë edhe për dirigjenten e korit të fëmijëve, Elikona Hysaj Shala, e cila ka thënë që është hera e parë në historinë e Filharmonisë së Kosovës që fëmijët do të marrin pjesë në interpretimin e një vepre siç është “Carmina Burana”.

Dirigjente e Korit “Okarina”, Elikona Hysaj Shala

“Kori “Okarina”, po ka suksese të njëpasnjeshme. Suksesi i radhës është takimi me Filharmoninë e Kosovës gjë që s’ka ndodhur më parë në historinë e Filharmonisë së Kosovës dhe është nderë për ne të shënohet një aktivitet i përbashkët. Për fëmijët është një rast i rrallë që kaq të vegjël të performojnë në një koncert të tillë”.

“Është aktiviteti më i madh deri tani i Filharmonisë së Kosovës me afro 300 artistë në skenë të përbërë nga katër kore dhe orkestrën simfonike të Filharmonisë. Ky koncert përfshinë të gjitha brezat e artistëve që nga fëmijët e moshës 7-të vjeçare deri tek anëtari më i vjetër i Filharmonise së Kosovës, që është para pensionimit”, është shprehur dirigjentja.

Ndërsa drejtori i Filharmonise së Kosovës, Baki Jashari ka thënë që ky koncert ishte planifikuar që të mbahet në 20-vjetorin e Filharmonisë, por për shkak të pandemisë ky projekt është shtyrë, për tu shfaqur këtë vit.

Drejtor i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari

“Ky koncert ka qenë i planifikuar për nder të 20-të vjetorit të themelimit të Filharmonise së Kosovës, por, për shkak të pandemisë ka mbetur pezull, ndërsa këtë vit kemi vendosur që ta sjellim pikërisht në të njejten kohë që ishte planifikuar të mbahej në 20-vjetorin e Filharmonisë”, ka thënë Jashari.

Ai tregoi edhe për veprën e cila do të interpretohet, e që sipas tij është ikonë e muzikës vokalo-instrumentale.

”Carmina Burana”, “është vepër e cila është premierë në Kosovë, vepër vokalo instrumentale e përmasave të mëdha, është ikonë e muzikës vokalo-instrumentale, atraktive e cila përçon dashuri, përçon mesazh muzikor me një tingëllim të veçantë dhe nuk i përngjan asnjë vepre të llojit të tillë”, është shprehur drejtori.

Po ashtu, Jashari shtoi që mungesa e sallës koncertale është pika kyçe se pse po mbahet ky koncert në një ambient të hapur.

“Duke u bazuar në faktin që ne nuk kemi sallë koncertale për akomodimin e gjithë këtij aparati interpretativ, sikurse që kishim pervojë në vitin 2019-të dhe në vitin 2021 në Sheshin “Zahir Pajaziti” por jo të përmasave të mëdha, ndërsa në këtë koncert do të ngjiten mbi 260-të performues, orkestra simfonike, Kori i Filharmonisë, Kori i Fakultetit të Arteve-Prishtinë, Kori i Fakultetit të Arteve-Pejë dhe kori i fëmijëve “Okarina” me 60-të fëmijë të cilët do të jenë pjesë e këtij koncerti premierë”.

”Në fakt është hera e parë në historinë e Filharmonisë së Kosovës që do të kemi fëmijë, fëmijët në skenë me Filharmoninë është hera e parë”, përfundoi drejtori i Filharmonisë së Kosovë, Baki Jashari.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika