Pak para vizitës në Serbi, ndalohet fluturimi i Lavrovit nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili do ta vizitojë të hënën Beogradin

Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili do ta vizitojë të hënën Beogradin.

Nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është njoftuar se të hënën në orën 10:00, presidenti serb do të takohet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Bocan-Kharchenko.

Ndërkaq, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse do të vizitojë Serbinë më gjashtë dhe shtatë qershor, shkruan Danas.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se situata rreth mbërritjes së ministrit Lavrov në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se Vuçiqi po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

“Është vërtet e pabesueshme që situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla, siç është logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, që përcakton nëse ai do të vijë apo jo”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, presidenti Vuçiq, kishte thënë se vizita e ministrit rus, Sergej Lavrov tashmë është planifikuar dhe se rezultati i vizitës është i pasigurt derisa të realizohet.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikuar? Gjithçka është planifikuar”, kishte thënë ai, duke shtuar se nuk përjashtohet që vizita Lavrovit në Beograd, mund të rrezikojë vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Ndryshe, Ballkani Perëndimor, përveç Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, e ka mbyllur qiellin ndaj fluturimeve ruse.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika