Pak pritje për takimin e 18 gushtit, kritikohet gjuha mes palëve

Gjuha e tensionuar ndërmjet Kosovës e Serbisë në dy javët e fundit e pak ditë para takimit të Brukselit, po vlerësohet si e gabuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kritikohet në Prishtinë se ka rënë pre e provokimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kështu, më 18 gusht po shihet si e vogël mundësia e çfarëdo dakordimi mes palëve, përfshirë çështjen e reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Do të jetë hera e parë në më shumë se një vit kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të ulen në tavolinën e bisedimeve pas dy ditësh.

Por, në javën para takimit të 18 gushtit lideri kosovar dhe ai i Serbisë e kanë ashpërsuar gjuhën ndaj njëri-tjetrit.

Pos mundësisë së vogël për çfarëdo marrëveshje mes palëve, në Prishtinë po konsiderojnë se kryeministri Kurti po bën gabime strategjike duke rënë pre e provokimeve të qëllimshme të Serbisë.

Profesori Milazim Krasniqi, gjuhën e Kurtit po e vlerëson si të një opozitari.

“Kurti më së paku ka nevojë për këtë lloj retorike pasi Vuçiqi njihet për këtë lloj propaganda pasi ka qenë ministër i Millosheviqit por nevoja e Kurtit për këtë është e çuditshme, ndoshta Kurtit i ka mbet rremi më fol fjalë të mëdha por në pozitën e kryeministrit duhet të ketë shumë kujdes pasi ka hyrë në një analizë  gati është barazuar më Vuçiqin dhe kjo është një gabim e dështim”, ka thënë Milazim Krasniqi – Profesor në UP.

Milazim Krasniqi – Profesor në UP.

Ndërkaq, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, retorika e tillë, sidomos përmendja e luftës, mund të jetë shtytje për veprime të rrezikshme në veri të vendit.

“Përmes këtyre deklaratave jo vetëm që i nxitin por edhe i arsyetojnë veprimet e grupeve në veri siç ishte disa ditë më herët kur sulmuan Policinë e Kosovës. Ata përmes serbëve lokalë e agjentëve në veri mundohen që në një moment të caktuar ta bëjnë një reagim në veri”, ka thënë Kadri Kastrati, ish-komandanti i FSK-së.

Kadri Kastrati, ish-komandanti i FSK-së

Pas ngjarjeve të 31 korrikut në veri të Kosovës, palët janë dakorduar që të takohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian këtë të enjte.

Megjithëkëtë, një takim i tillë i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ppresidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka qenë duke u planifikuar tash e një kohë të gjatë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika