Pak të interesuar në diskutimin publik për kontrollin e qenve në Prishtinë

Në Komunën e Prishtinës, ka filluar diskutimi publik për kontrollimin e qenve me dhe pa pronar. Nënkryetarja e komunës, Donjeta Sahatçiu ka thënë se ka pak të interesuar për të marrë pjesë në këtë diskutim publik

Ilustrim

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur se të martën ka filluar diskutimi publik mbi draft strategjinë kombëtare dhe planin e veprimit për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar 2022-2028.

Përmes një reagimi në Facebook, ajo ka thënë se është “befasuese përfaqësimi i mangët institucional dhe pjesëmarrja e ulët e publikut”.

Ajo ka thënë se problemi me qentë mbetet një nga sfidat kryesore të Komunës së Prishtinës, “sidomos në prag të sezonës së ftohtë”.

Donjeta Sahatçiu, nënkryetare e Komunës së Prishtinës

Sahatçiu, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës t’i dërgojnë komentet e tyre tek emaili i saj.

“Kryeqyteti do të dorëzojë komentet nesër (17/8), me ç’rast i ftoj qytetarët që nuk kanë arrit të komentojnë deri tash, të dërgojnë përshtypjet tek e fundit edhe tek emaili im [email protected] deri sot ora 17:00”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

Në fund, nënkryetarja e Prishtinës ka thënë se është e rëndësishme të adresohen ankesat apo shqetësimet më herët dhe jo kur ligji kalon në Kuvendin Komunal.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika