Pakënaqësia e policëve të NJSI-së, kërkojnë shtesat mbi 200 euro vlerë

Skandaloze dhe të papranueshme po konsiderohen shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, që u prezantuan dje nga Qeveria. Ish krerë të institucioneve të sigurisë po kërkojnë nga Ekzekutivi që urgjentisht ta rishqyrtojë vendimin për vlerën e këtyre shtesave

Pas zhurmës së madhe e polemikave publike se gati një vit po punojnë pa shtesa të rrezikshmërisë, u duk se gjërat filluan të ecin mbarë për policët.

Më në fund qeveria mori vendim për t’ua paguar atyre shtesat, por kur shumat u prezantuan, pakënaqësitë u shfaqën në momentet e para.

Ishte njësia më elite e Policisë, ajo Intervenuese e cila nuk e pranoi dot shumën prej 150 eurove, dhe barazimin me të tjerat njësi.

Siç raportoi një ditë më parë Dukagjini, këtë pakënaqësi të njëjtit do ta shprehin të mërkurën përmes protestës para Qeverisë.

Njëri nga policët e NJSI-së i ka thënë televizionit në kushte anonimiteti se premtimi që kanë marrë nga qeveritarët, nuk përkon aspak me shumat e paraqitura dje.

“Pakënaqësi kemi shumë se është vendosë padrejtësisht. Në t’kalumen shuma për shtesën e rrezikshmërisë për NJSI-në ka qenë 215 euro, e ky vendimi i ri po i parasheh 150 euro. Bile prej vitit 2010, NJSI e ka pas edhe një shtesë t’veçantë në pagë, pra plus 100 euro të tjera, si njësi elite. Edhe kjo është heq n’momentin që ka hy n’fuqi ligji për paga. Premtimi që na u ka dhanë, nuk ka qenë ajo shumë, që ata e paraqitën dje. S’mundemi me pranu që tash me u trajtu njëjtë me njësitë e tjera, kur edhe me procedura standarde t’operimit jemi njësi e veçantë, edhe për nga trajnimet edhe për nga detyrat”, ka thënë një pjesëtar i Njësisë Speciale Intervenuese.

Plotësisht të drejtë, reagimit të NJSI- së i jep ish-zëvendësministri i brendshëm Valdet Hoxha, që thotë se Qeveria duhet të reflektojë shpejtë në kërkesat e tyre.

“As për së afërmi, nuk i plotëson nevojat dhe pritjet e tyre dhe me të drejtë po i shfaqin pakënaqësitë këto njësi speciale, pikërisht në kohën kur kërkohet intervenimi i tyre dhe është një situatë specifike, atyre u është nda një shumë simbolike, që është e vogël e papranueshme që një njësi si NJSI, me të cilët jemi të gjithë krenarë të barazohen me njësitë e tjera”, ka theksuar ish-zv.ministri i brendshëm, Valdet Hoxha.

Përveç për NJSI-në, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj thotë se shtesat ishin skandaloze edhe për kategoritë e tjera.

Qalaj, që tani është deputet i PDK-së, kërkon nga Qeveria që të rishikohet ky vendim dhe të përfshihen edhe zyrtarët policorë që janë përjashtuar nga rrezikshmëria.

Vlera prej 150 euro për shtesën e rrezikshmërisë është propozuar edhe për Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt.

Një ditë më parë në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti i njoftuar se kanë filluar pakënaqësitë për shtesat, deklaroi se para nuk ka asnjëherë mjaftueshëm, dhe se gjithçka është vendosur krahas kapacitetit të buxhetit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika