“Duan të zgjasin pesnionimin deri në moshën 70 vjeçare” ishte deklarata e zv ministrit të drejtësisë për gjyqtarët, Vigan Qorollit që alarmoi se mes institucioneve të drejtësisë ka sërish krisje.
Edhe një herë tjetër janë paraqitur mospajtimet mes MD-së e Këshillit Gjyqësor e Prokurorial.
Sigurimi shëndetësor, pensionimi i parakohshëm dhe i zgjatur deri në moshën 70 vjeçare, pensionimi suplementar që i siguron atyre pas pensionimit një pagë të majme, janë problematikat që sipas MD-së nuk po tejkalohen, e të gjitha këto janë pjesë e draftit të Ligjit për statusin e gjyqtarëve, që e kanë hartuar dy këshillat.
“Përderisa ne si MD mendojmë që duhet të jetë një ligj i vecantë për integritetin kpk dhe kgjk nuk mendojnë kështu…Kgjk dhe KPK pothuajse e kushtëzuan punëtorinë dhe reformën pa u definu këto cështje, dhe realisht e kushtëzuan me privilegjet e tyre financiare, kjo mbetet për ne e papranueshme”, tha
Genc Nimoni- Shef i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë.
Por, kryesuesi i KGJK-së, thotë se atë që kanë propozuar ishte veç një draft preliminar e jo vendim final, për të cilin mund të diskutohej veçse këmbëngulin që një ligj duhet t’i përfshijë të gjitha çështjet.
“Të gjithë ata që nuk e kuptojnë që pjesë e statusit të gjyqtarëve është pjesa e rekrutimit t gjyqtarit, zhvillimit në karrierë, cështja e avancimit dhe pensionimit, në fakt nuk kanë ide se cfarë është statusi i gjyqtarit, nuk mund të diskutohet për sttausin e gjyqtarit pa këto cështje, tani cilin model mund të zgjedhim, se a duhet të pensionhen në 65, 67 apo 70 kkjo është cështje që vendoset nga vlerësimi i përbashkët”, tha Albert Zogaj – Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Po të njëjtin shqetësim e kanë në KPK.
“Me këtë rast, përveç mospajtimit për zgjatjen e pensionimit mbi moshën 65-vjeçare të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Ministria e Drejtësisë ka theksuar me këmbëngulje se nuk do të diskutojë fare as për çështjen e sigurimit shëndetësor jetësor të prokurorëve dhe gjyqtarëve, gjë që është një kërkesë legjitime për rregullimin e statusit të tyre. Pra, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë nuk janë pajtuar që të përfshihen në legjislacionin e propozuar këto çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, përfshirë edhe pensionin suplementar dhe imunitetin e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, thonë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, presin kompromise nga të dyja palët dhe përfshirje të ambasadave e shoqërisë civile.
“Zgjidhja më e mirë është ti kthehemi grupeve punuese edhe MD-ja edhe akterët e sistemit të drejtëissë, kgjk dhe kpk, dhe në nivel të diskutimeve të trajtohet kjo cështje që të ballafasqohen arguementet”, tha Lavdim Makshana Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Për të vazhduar reforma e përbashkët e drejtësisë, KGJK-ja nuk pranon ligj të veçantë për integritetin pa u përfshirë statusi i gjyqtarëve, ndërkaq Ministria e Drejtësisë i ka bërë thirrje Këshillave që të marrin pjesë në punëtori dhe të shkojnë sipas deklaratës së përbashkët të zotimeve.