Qindra njerëz janë bllokuar përtej lumit në luginën Manoor të provincës Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, pasi një përmbytje ka goditur rajonin të premten e 27 gushtit, duke shkatërruar të paktën 10 ura dhe dhjetëra ndërtesa.
“Ne kemi nevojë për furnizime, kemi nevojë për ilaçe dhe ju lutemi rindërtoni urën, ne kemi mbetur pa asgjë tani’, thanë vendasit.
Lugina Manoor ndodhet në malet e Kaghan, e cila është një destinacion i famshëm turistik në Pakistan. Kjo luginë është goditur nga një përmbytje e rrëmbyeshme që vrau të paktën 15 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë. Përmbyjtjet në këtë zonë kanë shkaktuar dëme materiale përfshirë edhe prishjen e urave.
“Shtëpia ime dhe fëmijët e mi janë në anën tjetër të lumit. Kam dy ditë që pres këtu duke menduar se qeveria mund të vijë dhe të riparojë urën. Por autoritetet po na thonë se duhet të fillojmë të ecim në anën tjetër të mali për të arritur në shtëpitë tona. Por kjo është një shëtitje prej tetë deri në 10 orë. Unë jam një grua e vjetër. Si mund të eci kaq shumë?”, tha një banuese e kësaj zone.
Ekipi i BBC-së ka vizituar këto zona dhe ka parë që popullsia vendase ishin ulur jashtë shtëpive të tyre me baltë në anën tjetër të lumit.
Pikërisht atëherë, popullsia i dhuron një copë letër ekipit të BBC-së, duke e paketuar në një qese plastike të mbushur me gurë për ta hedhur në anën e lumit ku ishin duke filmuar ekipi i BBC-së. Kjo është mënyra e vetme që ata mund të komunikojnë me pjesën tjetër të fshatit këto ditë sepse rrjetet celulare nuk funksionojnë këtu.
“Shumë njerëz janë të sëmurë dhe nuk mund të largohen nga fshati në këmbë. Ju lutemi ndërtoni urën, është lidhja kryesore me qytetin”, thuhet në letër.
“Ne kemi nevojë për furnizime. Ne kemi nevojë për një rrugë,” na thotë Abdul Rasheed, 60 vjeç.
Rasheed vazhdon të tregojë se ka shumë persona të tjerë që kanë humbur pasurinë dhe mjetet e të ardhurave dhe kanë nevojë për ndihmë, duke përfshirë dhe ushqimin.
Ai i thotë për BBC-në se ka tri familje për t’i ushqyer dhe është i pasigurt për të ardhmen e tij tani. “Nuk di çfarë të bëj. Askush nuk ka ardhur këtu të na ndihmojë siç e meritojmë. Çdo promar i dyqanit këtu është i shqetësuar. Ata janë të gjithë të varfër që kanë familje të mëdha për të ushqyer”, thotë ai.
Pakistani kërkon ndihmë, 119 persona të vdekur gjatë një dite