Pakistani po bën thirrje për ndihmë të mëtejshme ndërkombëtare, derisa përmbytjet po shkatërrojnë vendin, duke i lënë njerëzit në kërkim të një terreni më të lartë e më të thatë.
Numri i të vdekurve nga shirat e musoneve ka arritur në 1,033 – me 119 të vdekur në 24 orët e fundit, thotë Autoriteti Kombëtar i Administrimit të Fatkeqësive.
Qeveria e Pakistanit po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar.
Duke folur për BBC, zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Salman Sufi, tha se vendi ishte i dëshpëruar nga mbështetjet ndërkombëtare.
“Pakistani ka qenë duke u përballur me çështje ekonomike, por tani pikërisht kur ne ishim gati t’i kapërcenim ato, katastrofa e musonit goditi,” ka thënë ai.
Në provincën e Khyber Pakhtunkhwam, lumenjtë kanë shpërthyer me ç’rast u shkaktuan përmbytje të fuqishme, dhe mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.