Pakistani me sulme hakmarrëse ndaj Iranit

Sulmet në provincën Sistan-Baluçestan vijnë pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit sulmoi provincën jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit më 16 janar, duke vrarë dy fëmijë

Avionët luftarakë të Pakistanit kanë kryer sulme ajrore ndaj caqeve të supozuara militante në Iranin fqinj

Avionët luftarakë të Pakistanit kanë kryer sulme ajrore mëngjesin e 18 janarit ndaj caqeve të supozuara militante në Iranin fqinj.

Sipas zyrtarëve lokalë iranianë, në këto sulme janë vrarë katër fëmijë dhe tri gra.

Sulmet në provincën Sistan-Baluçestan vijnë pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit sulmoi provincën jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit më 16 janar, duke vrarë dy fëmijë.

“Në orën 4:50 të mëngjesit, disa shpërthime janë dëgjuar në zonën e qytetit Saravan dhe pas hetimeve, ne gjetëm se Pakistani shënjestroi me raketa një prej fshatrave kufitare të Iranit”, tha zyrtari nga Sistan-Baluçostan, Alireza Marhamati, shkruan Rel.

“Tri gra dhe katër fëmijë janë vrarë”, tha Marhamati në një prononcim për agjencinë e lajmeve Mehr.

Sulmet hakmarrëse ajrore të Pakistanit ndodhën disa orë pasi Islamabadi tërhoqi ambasadorin e tij nga Irani, në shenjë proteste ndaj sulmit të kryer nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit.

Më 16 janar, Iraku po ashtu tërhoqi të dërguarin në Teheran, pasi disa civilë u vranë gjatë sulmeve raketore të Gardës iraniane në Irbil.

Irani ka pretenduar se sulmet e 16 janarit shënjestruan një “seli të spiunëve izraelitë” afër Konsullatës amerikane në Irbil të Irakut, dhe caqe të lidhura me grupin militant, Shteti Islamik, në veri të Sirisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika