“Pakoja e dytë e sanksioneve”, Haziri paralajmëron “masa kolektive” nëse Kosova nuk i përmbush obligimet

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka bërë një paralajmërim serioz lidhur me obligimet e Kosovës në marrëveshjet me Serbinë. Në një intervistë në “FIVE” të Dukagjinit, ai ka theksuar se nëse Kosova nuk arrin të përmbushë obligimet e veta, pakoja e dytë e sanksioneve do të hyjë në fuqi dhe do të jetë një "masë kolektive", duke ndikuar në ngrirjen e fondeve të BE-së dhe institucioneve tjera financiare. Haziri ka shtuar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk do të jetë amnisti nga sanksionet për Qeverinë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

“Nëse Kosova nuk arrin t’i përmbushë obligimet e veta, pakoja e dytë e sanksioneve hynë në fuqi dhe do të jetë masa kolektive. Do të ketë dënim kolektiv. S’po flasim për ekspontët e qeverisë që natyrisht – nuk do të hyjnë në masa kufizime që po quhen tani – por do të kualifikohen në sanksione dhe pakoja e dytë do të jetë në dënim kolektiv”.

I prerë në paralajmërimet e tij është shprehur i dyti i LDK-së, Lutfi Haziri, sa i përket zbatimit të marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe – për të cilin veç se është një draftstatut evropian.

Sipas Hazirit, as shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk do jetë amnisti – nga sanksionet – për Qeverinë, nëse nuk i përmbush obligimet.

“Sikurse Vuçiq që nuk pati amnisti në Beograd lidhur me zgjedhjet e 17 dhjetorit. Dhe veprimet që i ka premtuar në lidhje me energjinë me targat dhe veprimet e tjera që janë simbolike, përkundër që janë shumë vonë për mbi 10 vjet vonesë ka filluar t’i implmentojë.

Krejt kjo është në kuadër të strategjive që vendet i kanë në raportet me këtë proces dhe do të duhet me pas strategjinë tonë. Duhet me ditë me reagu, do të duhet më ditë si me i krye obligimet dhe me e mbajt fjalën. Dhe mos me leju me u dëmtu RKS-ja, se draft dokumenti së paku është një proces që Kosovën e çon në ndarje të brendshme, pa dashur me kualifiku me terminologji më të madhe, sepse Kurti për 12 vjet e ka mbjellë farën e  frikës, duke quajtur Republika Srpska, duke e quajtur hegjemonizmi serb dhe ekspansionizmi serbomadh. Tani ka filluar me fol për për hegjemonizmin serbo-malazezo-maqdono mëdhejë dhe terminologji që Kosovës i sjell frikë, por në kuadër të gjuhës popullsite që ia aplikon”, ka thënë Haziri në “FIVE” të Dukagjinit.

Por, se çka janë këto masa kolektive të cilat i paralajmëroi Haziri, i shpjegon vetë ai.

“Çka janë masat kolektive: fillon ngrirja e fondeve, të gjitha fondeve anëtare të BE-së, të gjitha institucioneve financiare që janë të lidhura me BE-në dhe që janë të lidhura me rolin e shteteve të fuqishme siç janë SHBA, Gjermania, Franca… Kudo që Kosova ka pasur interesa dhe ka thithur mjete me kredi të buta ose grante të mëdha financiare që ne i kemi infuzion dhe oksigjenin më të madh, mund të jenë të konsideruara dhe Kosova nuk mund t’i gëzohet as liberalizmit të vizave shumë… fajtori kryesor është në Prishtinë, nuk BE-ja”, ka treguar Haziri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika