Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit. Ai u dënua edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.
Pos Lekajt, edhe Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, kurse Eset Berishën me 3 vjet e tre muaj.
Pas shpalljes se aktgjykimit, e cila nisi me mbi 1 orë vonesë, kryetarja e trupit gjykues është duke e elaboruar vendimin.
Burgimi do të mbahet kur vendimi të bëhet i plotëfuqishëm.