Pal Lekaj zbulon se çka e bëri Ramush Haradinajn nervoz që ta lëshojë takimin me Kurtin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, pasi ai nuk e ka ftuar opozitën për të dhënë ndonjë plan për zgjidhjen e çështjes. Sipas Lekajt, një sjellje e tillë për Ramush Haradinajn, ka qenë jo e pranueshme, andaj edhe ka dal nga takimi





Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj, ka dhënë detaje se pse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij, opozita nuk kishte qenë e ftuar nga kryeministri që të marrë pjesë në ndonjë plan të veprimit.

“Zotëri Kurti nuk e ka ftuar opozitën që të tregojë ndonjë plan të veprimit, t’i tregojë opsionet e veta sesi dilet nga zgjidhja, ka filluar të bisedojë për Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin, dhe kështu mendoj që ka qenë jo e pranueshme për zotëri Haradinajn”, ka thënë Lekaj.

Ai ka shtuar se një gjë e tillë, ka qenë fyese për Haradinajn, dhe sipas Lekaj, me të drejtë ai e ka lëshuar takimin.

“Ka qenë mjaft fyese për Haradinajn dhe me të drejtë e ka lëshuar takimin, dhe nëse një kryeministër e fton opozitën dhe sillet në atë mënyrë, mendoj që është e papranueshme jo vetëm për Haradinajn, por për gjithë spektrin politik”, ka shtuar Lekaj.

Tutje, Lekaj ka shtuar se pozicioni i AAK-së ka qenë mbështetës i favoreve që kanë qenë në favor të sigurisë së vendit. Madje, ai ka shtuar se edhe ftesave që Kryeministri i Kosovës i ka bërë, AAK-ja u është përgjigjur pozitivisht.

Ndërkaq, ai ka theksuar se në situata të tilla, nga të cilat, rrezikohet siguria e vendit “nuk guxojmë të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

“Për ne është e papranueshme dhe ne e kemi marrë seriozisht këtë gjendje sot, ndërsa në parlament jemi marrë me çështjen e energjisë, është dashur që sot Kryeministri në parlament t’i informojë deputetët e vendit për situatën në veri”, ka përfunduar Lekaj.

Sipas Lekaj, opozita gjendet në një terr informativ, gjersa në kushte të tilla sikur sot, ai ka thënë “një kryeministër i vendit të mos jetë serioz është e pakuptimtë”.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika