Pala e dëmtuar kërkon që Arbër Sejdiut t’i rritet dënimi në 25 vjet apo burgim të përjetshëm

Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Apelit, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Gazmend Rexhepi, para medieve tha se kanë kërkuar që të akuzuarit Arbër Sejdiu t’i rritet dënimi në 25 vjet burgim ose në burgim të përjetshëm

Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Apelit, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Gazmend Rexhepi, para medieve ka deklaruar se kanë kërkuar që të akuzuarit Arbër Sejdiu t’i rritet dënimi në 25 vjet burgim ose në burgim të përjetshëm.

Rexhepi tha se kanë shfaqur pakënaqësi për dënimin e Sejdiut me 15 vjet burgim nga shkalla e parë.

“Është njëfarë dallimi shumë i madh mes të akuzuarit të parë dhe të akuzuarit të dytë prej burgim të përjetshëm në 15 vite, përkundër që ajo dispozitë thotë që kushdo që i ofron ndihmë dikujt tjetër dënohet më butë, mirëpo konsideroj që 15 vite është pak edhe nuk ndikon në edukimin e shoqërisë që vepra të tilla mos të përsëriten”, ka thënëavokati Rexhepi.

Rexhepi ka shtuar se edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur ankesë, duke kërkuar që të ndryshohet aktgjykimi dhe ricilësimin e kualifikimit. Rexhepi tha se Prokuroria ka kërkuar që edhe i akuzuari i dytë të dënohet për bashkëkryerje

Kurse, theksoi se Prokuroria e Apelit ka dhënë mendimet lidhur me ankesat e palëve.

Sipas Rexhepit, avokatët e të akuzuarve i kanë shfaqur pretendimet e tyre, duke kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim.

Rexhepi shtoi  se nuk beson që rasti do të kthehet në rigjykim ngase provat janë mjaft bindëse, ndërsa shtoi se video-incizimet nuk janë bërë publike me kërkesë të familjes dhe se sipas tij janë më të tmerrshme sesa përshkrimi që i është bërë ngjarjes në tekst.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu sot kanë dalur në Gjykatën e Apelit ku po mbahet seanca  pas ankesës së palëve për aktvendimin e shkallës së parë.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit është mbyllur seanca për mediat, meqë ka të bëjë edhe me veprën dhunimi.

Apelit i ka ftuar palët që të paraqiten në seancën që do të mbahet në janar, pas ankesave të palëve që janë bërë në këtë Gjykatë.

“ështe caktuar seanca e kolegjit ne cështjen penale kunder te akuzuarit Dardan Krivaça për shkak te vepres penale dhunim nga neni 227 par.4 nënpar.4.1 lidhur me par.1 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves (KPRK-s) dhe vepres penale ne bashkekryerje vrasje e rënde nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 dhe 1.4 te KPRK-se, si dhe kunder te akuzuarit Arber Sejdiu për shkak te veprës penale ndihme ne kryerjen e dhunimit nga neni 227 par.4 nënpar. 4.1 lidhur me par. 1 dhe nenin 33 te KPRK-se dhe vepres penale ne bashkökryerje vrasje e rende nga neni 173 par. 1 nenpar. 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 te KPRK-së, duke vendosur sipas ankeses sẽ Prokurorise Themelore ne Ferizaj-Departmenti per Krime te Renda, mbrotesit te akuzuarit Dardan Krivaça, av. Admir Salihu, mbrojtesve te akuzuarit Arber Sejdiu, av. Arbnora Shefkiu dhe av. Avni Ibrahimi, si dhe perfaqësuesit te paleve te demtuara Muhabi dhe Valdete Osmani, av. Gazmend Rexhepi, te ushtruara kunder Aktgiykimit te Gykates Themelore ne Ferizaj – Departmenti per Krime te Renda, 2022:132923 i dates 04.08.2023.”, thuhet në njoftimin e Apelit qe e ka siguruar Dukagjini.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj të premten e 4 gushtit e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Ndërsa të akuzuarit Arbër Sejdiu i janë shqiptuar 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Dy të akuzuarit, Krivaqa dhe Sejdiu, megjithatë u liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës, nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për ta fshehur veprën penale të dhunimit.

Krivaqa dhe Sejdiu u akuzuan për një sërë veprash penale, përfshirë atë të dhunimit, ndihmës në kryerjen e dhunimit, si dhe vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.

Aktakuza thotë se Sejdiu me dashje kishte ndihmuar Krivaqën në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Ai akuzohet se edhe pse ishte në dijeni se Krivaqa po kryente aktin e dhunimit, me dashje kishte marrë veprime në lehtësimin e kryerjes së kësaj vepre penale si dhe vazhdimisht kishte vëzhguar nëse ndonjë banor është duke lëvizur aty pari.

Që të dy akuzohen po ashtu se kanë tentuar t’i fshehin gjurmët e krimit, duke tentuar të fshehin pamjet e kamerave të sigurisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika