Palestinezët raportojnë për viktima nga sulmet izraelite në Gazë

Një sulm ajror i kryer nga Izraeli në qytetin Han Junis, jug të Rripit të Gazës, ka lënë pas të paktën 12 të vrarë dhe 40 të plagosur. Mjeku Mohammed Qandeel, i cili punon në spitalin Nasser në Han Junis, konfirmoi këtë lajm dhe tregoi se ata kanë pranuar një numër të madh pacientësh të plagosur në spital mëngjesin e 19 tetorit

Palestinezët duke kërkuar për persona të bllokuar pas shkatërrimit të një shtëpie nga një sulm izraelit në Han Junis. 19 tetor 2023.

Një mjek në një spital në jug të Rripit të Gazës tha se të paktën 12 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror të kryer nga Izraeli, që goditi një zonë të banuar në qytetin Han Junis.

Mjeku Mohammed Qandeel tha se në spitalin Nasser në Han Junis janë pranuar pacientë mëngjesin e 19 tetorit. Ky qytet ndodhet brenda zonës që Izraeli e ka cilësuar si të sigurt dhe ka inkurajuar banorët nga veriu i Gazës që të evakuohen.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shpëtuar banorët që besohet se janë bllokuar nën rrënoja të ndërtesës së shkatërruar.

Ndërkaq, Salam Marouf, kreu i zyrës për media i autoriteteve palestineze në Gazë tha se Izraeli vazhdimisht po bombardon Gazën dhe furrat e bukës, përderisa palestinezët presin në radhë për bukë, duke shkaktuar numër të lartë të viktimave.

Sipas tij, Izraeli duke shënjestruar furrat e bukës po tenton të përkeqësojë situatën humanitare dhe “t’ua bëjë më të vështirë njerëzve që të sigurojnë bukë”. Mbi pesë furra të bukës janë shënjestruar në zona të ndryshme në veri dhe jug të Gazës, tha Maarouf.

Grupet e ndihmës, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit, kanë paralajmëruar se Gazës po i pakësohen furnizimet me ushqim dhe dyqanet kanë furnizime edhe për disa ditë, shkruan REL.

Izraeli ka bombarduar pa rreshtuar Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – që kur militantët palestinezë të Hamasit kryen sulme ndaj Izraelit më 7 tetor.

Izraeli po ashtu ka urdhëruar banorët që të evakuohen nga veriu në jug të Gazës, teksa po përgatitet që të kryejë sulme ndaj Hamasit në pjesën veriore. Autoritetet izraelite janë zotuar se do të shkatërrojnë grupin e Hamasit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika