Shtabi i Përhershëm i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit zyrtar në rrjetin social X, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve të forcave rezervë britanike nëpër Kosovë.
Në bashkëlidhje me fotografitë e shpërndara është shkruar se kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike, thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon, transmeton Dukagjini.
“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi. Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”, thuhet në postimin e bërë nga Defence Operations.
The 1 Yorks Battlegroup have made their way along Corridor VIII of the Pan-European corridors🌍🚚
🛣️This ribbon of tarmac is of strategic
importance for the Balkans & wider EU, the Strategic Reserve Force transit emphasises the @NATO & UK commitment to the region🤝@BritishArmy pic.twitter.com/UKznZGlosk— Defence Operations 🇬🇧 (@DefenceOps) September 28, 2024
Gjatë muajit shtator në Kosovë kanë ardhur rreth 300 trupa shtesë rezervë nga Britania e Madhe në kuadër të KFOR-it.