Pamje nga aksidenti i rëndë në magjistralen Podujevë – Prishtinë ku vdiqën dy persona

Në aksidentin në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përveç dy personave që kanë humbur jetën ishin edhe dy fëmijë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Ahmeti

Pamje nga vendaksidenti

Portali Dukagjini ka arritur të sigurojë pamje nga vend ku ka ndodhur aksidenti ndërmjet një autobusi dhe një automjeti me targa të huaja. Në këtë aksident dy persona kanë humbur jetën.

Mëngjesin e së premtes, dy persona kanë mbetur të vdekur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident përveç dy personave që kanë humbur jetën, ishin edhe dy fëmijë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur t’i përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Portalin Dukagjini.

Specialistja e emergjencës në QKUK, Valbone Gashi, ka treguar se fëmijët të cilët kanë qenë pjesë e aksidentit Prishtinë-Podujevë janë jashtë rrezikut për jetë dhe po shqyrtojnë se ku duhet t’i dërgojnë për trajtim në reparte të tjera.

Ajo ka bërë të ditur se njëri fëmijë ka lëndime të kokës e tjetri lëndime të ekstrimiteteve të poshtme.

Aksident i rëndë në magjistralen Podujevë – Prishtinë, vdesin dy persona

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika