Pamje nga takimi në mes të Gërvallës dhe Borellit, është diskutuar për sigurinë në rajon

Takimet po mbahen në kuadër të një darke jofromale të shtruar nga BE-ja. Siç është thënë aty është diskutuar siguria në rajon dhe ndikimi i agresionit rus në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka njoftuar se në takimin me Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell kanë folur për integrimin dhe zhvillimin e mëtejmë të regjionit.

Borell kishte njoftuar se në takimin jofromal të thirrur nga ai, do të diskutohet rreth ndikimit të luftës nga Putini “ të paprovokuar kundër Ukrainës”.

I ftuar në darkën e organizuar nga BE-ja ishte edhe Edi Rama i cili e postoi një foto me Borell-in , në llogarinë e tij në Facebook.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, kishte organizuar një darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel të mërkurën e 11 majit.

Në këtë darkë joformale është thënë se do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet.

Ndërkaq, Takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet të premten e 13 majit, në Bruksel.

Ky takim pritet të shërbejë si përgatitje për takimin e ardhshëm në nivel të lartë për dialogun Prishtinë-Beograd.

Kështu ka deklaruar për Portalin D në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Sipas tij, takimi në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ka për synim të vazhdojë diskutimet për gjetjen e rrugës përpara për një numër çështjesh.

Peter Stano

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE do të vazhdojë të premten më 13 maj me një takim në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel. Qëllimi është të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një rruge përpara për një sërë çështjesh, dhe të përgatitet takimi i ardhshëm i nivelit të lartë të Dialogut”, ka deklaruar Stano.

Ai ka potencuar se çështja e targave, energjisë dhe personat e pagjetur do të jenë sërish në agjendën e diskutimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika