Me moton ‘Libri triumfon’, më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, ndërsa mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës.
Siç ka njoftuar MKRS, këtë vit do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, me numër të titujve të rinj rreth 2 mjë dhe numër të titujve të viteve të fundit rreth 6 mijë.
“Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00 dhe do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00″, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Po ashtu, në këtë panair vlen të theksohet se Libraria Dukagjini do të jetë njëra nga pjesëmarrësit.
Panairi i Librit është një platformë e rëndësishme ku botuesit, librarët dhe autorët prezantojnë dhe promovojnë titujt e tyre të rinj.
Pjesëmarrja e Librarisë Dukagjini tregon angazhimin e tyre në fushën e librave dhe vlerësimin e rëndësisë së këtij panairi për tregun e librit në Kosovë.
Ata do të jenë në dispozicion për të ofruar libra të ndryshëm për vizitorët e panairit dhe të kontribuojnë në promovimin e kulturës së leximit në vend.
Gjithashtu, sipas MKRS-së, në panair do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.