Panairi i librit, “Amanete Zemre” i autorit Enver Petrovci në dispozicion te “Dukagjini”

Në javën e Panairit të Librit këtë të shtunë tek shtëpia botuese “Dukagjini”, qytetarët patën mundësi të takojnë Enver Petrovcin, autorin e librit “Amanete Zemre”. Me të ata shkëmbyen muhabete, morën autografe, dhe u informuan mbi përmbajtjen e librit

Është java e panairit të librit, e tek “Pallati i Rinisë” në Prishtinë është një numër i madh i qytetarëve.

Interesim i lartë u vërejt edhe tek shtëpia botuese “Dukagjini”, që ka ofertë të pasur edhe në edicionin e sivjetmë.

Njëri ndër shumë librat ishte edhe “Amanete Zemre”, që autor ka Enver Petrovcin, i cili është botim i veçantë i “Dukagjinit”.

E ky i fundit gjendej aty këtë të shtune, duke dhuruar autografe për të interesuarit.

Madje, prindërit donin që edhe fëmijët e tyre, që mbase ende nuk dinë çka është libri, të takohen me Petrovcin.

Por, çka e shtyu Petrovcin që të shkruaj këtë libër.

“Libri ka lindë në momentin që mora vesh që kam sëmundjen e kancerit, dhe ishte inspirative të lë disa amenete për shokët e mi, miqtë”, ka thënë Enver Petrovci, Autor i librit “Amanete Zemre”.

Mjekët i dhanë lajmin e mirë Petrovcit, e ky edhe ndryshoi pak qëllimin e librit.

“Pastaj më thanë që pas operacionit, jam shëru, edhe andaj nuk kishte më kuptim libri dhe kështu vendosa që t’i heq emrat dhe t’i lë vetëm mendimet”, ka thënë Petrovci.

Petrovci nuk u befasua me interesimin e lartë të qytetarëve për blerjen e librit të tij.

“Po kam pritë, mua publiku më do, kurrë nuk e kam demoralizu, kurrë”, është shprehur autori Petrovci.

Panairi do të mbyllet më 9 qershor në orën 19:00, dhe libri “Amanete Zemre” deri atëherë mund të gjendet tek shtëpia botuese “Dukagjini”.

“E falënderoj Dukagjinin, jemi marre vesh lehte e shpejt”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika