Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore deri në 60 për qind

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë.

Në stendën e Shtëpisë Botuese Dukagjini, lexuesit kanë gjetur jo vetëm tituj të rinj dhe të njohur, por edhe një atmosferë mbështetjeje me zbritje të shumta.

Koordinatorja dhe lektorja e Shtëpisë Botuese Dukagjini, Liridona, për këtë edicion të panairit, shprehet se pjesëmarrja e lexuesve është më e madhe se kurrë.

“Ne jemi këtu prej dje që ka filluar panairi, dhe do të jemi deri të dielën. Sidomos në stendën tonë po vërehet një numër i madh i njerëzve sepse kemi tituj të shumtë. Këtë panair kemi sjellë 35 tituj të rinj, të cilët janë bashkuar me titujt që i kemi pasur në panairet e kaluara”, ka treguar ajo.

Për t’i dhënë lexuesve një arsye më shumë për të vizituar stendën, Dukagjini ka prezantuar një kampanjë unike të quajtur “Happy Day”.

Çdo ditë gjatë panairit, një libër i veçantë ofrohet me një ulje çmimi deri në 60 për qind.

“Për këtë ne çdo ditë zgjedhim një libër që e publikojmë në mëngjesin e ditës,” ka shtuar Liridona, duke e bërë kështu këtë ofertë surprizë për të gjithë dashamirësit e librit.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika