Pancake me banane

Vakti i mëngjesit ka shumë rëndësi për gjithë ditën tuaj. Nëse nuk keni ndonjë ide për mëngjesin e të premtës se 18 nëntorit, atëherë mund të përgatitni këtë recetë fantastike

Fotoilustruese

Kjo recetë është një mënyrë e mirë për të sjellë në tryezën tuaj një vakt të ri dhe shumë të shijshëm, siç janë petullat  apo pancake me banane.

Të buta, të ëmbla dhe me aromë bananesh, këto petulla shpejt do të jenë të preferuarat tuaja.

Ndiqni më poshtë hapat e thjeshta të përgatitjes së kësaj recete fantastike.

Ilustrim, receta fantastike

Përbërësit që ju nevojiten: 3 banane, 2 vezë, 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, ½ lugë çaji kanellë, ¼ lugë çaji arrëmyshk, 3 lugë gjelle sheqer kaf, 1 filxhan miell, Një majë luge kripë dhe vaj për skuqje.

Përgatitja

Qëroni bananet dhe kalojini në një tas. Shtypini mirë me një pirun, derisa të përftoni një masë homogjene, më pas këtu shtoni dy vezë.

Ilustrim

Më pas shtoni aty sheqerin kaf, vaniljen dhe të gjithë përbërësit me rradhë.

Në fund hidhni miellin dhe përziejeni me lugë derisa përbërësit të bashkohen plotësisht dhe të formohet brumi i petullave.

Ilustrim

Shtoni pak vaj në tigan dhe vendoseni në një enë me nxehtësi mbi mesatare deri në të lartë.

Pasi vaji të jetë nxehur, hidhni aty petullat, të cilat mund t’i formoni lehtësisht me ndihmën e një luge.

Sapo njëra anë të ketë marrë ngjyrë të artë dhe sipër të shfaqen flluska, kthejini petullat edhe ana tjetër.

Ilustrim

Në fund largoni vajin e tepërt me letër kuzhine.

Shërbejini ato të ngrohta.

Këshilla

Sa më të pjekura të jenë bananet, aq më të ëmbla do të jenë edhe petullat.

Shtoni sheqer sipas preferencës tuaj.

Nëse përdorni një tigan prej gize, zvogëloni nxehtësinë në mesatare dhe jo në të lartë.

Ju mund t’i shoqëroni me mjaltë, reçel, por nëse dëshironi një pjatë edhe më speciale mund t’i shoqëroni edhe me akullore apo çokollatë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika