Pancakes me banane janë shumë të preferuara për fëmijët, veçanërisht për të vegjlit tuaj. Njashtu janë të këndshme, të buta dhe të shijshme.
Përbërësit që ju nevojiten për përgatitjen e pancakes me banane për katër persona janë: 2 banane të mëdha të pjekura, 2 vezë, 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, 1 lugë çaji kanellë, 1 lugë miell.
Përgatitja
Në një tas, shtypni bananet.
Përzieni vezën, më pas ekstraktin e vaniljes, kanellën dhe miellin.

Vendosni brumin në një enë dhe përzieni me mikser elektrik.
Filloni t’i shpërndani ato në rrumbullakë të vegjël në tigan, i cili duhet të jetë i nxehtë.

Pjekini ato në njërën anë, më pas kthejini edhe në anën tjetër.