Panduri i përgjigjet akuzave të Kusari-Lilës për hapësirën e dhënë Slavko Simiqit në Debat Plus

Moderatori i "Debat Plus", Ermal Panduri, iu përgjigj akuzave të Mimoza Kusari-Lilës lidhur me hapësirën e dhënë Slavko Simiqit në emision.

Autori dhe moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, i është përgjigjur akuzave nga deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila kishte kritikuar emisionin për hapësirën e dhënë Slavko Simiqit lidhur me një audio-incizimi, ku dëgjohet një bisedë mes Kusari-Lilës, dhe Milan Radojçiqit – i njohur për kriminel dhe terrorist.

Simiq u kundërpërgjigjet deklarimeve të Kusari-Lilës: S’më ka nxjerrë kurrë nga zyra e saj, na kërkoi vota dhe Radojçiqi e dha pëlqimin

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, Panduri sqaroi se dhënia e fjalës Simiqit nuk nënkupton automatikisht besueshmëri ndaj asaj që është deklaruar.

“Pa përmendur emër, por duke aluduar hapur në emisionin “Debat Plus” zonja Kusari Lila, përmendi hapësirën që i është dhënë përfaqësuesit të Listës Serbe për të dhënë një përgjigje me shkrim rreth gjithë kësaj ngjarje.

Të dashur miq të emisionit “Debat Plus”, ne jemi një platformë që në parim ndjekim kriteret profesionale, të gazetarisë këtij profesioni fisnik.

Andaj, ndërlidhur me situatën një përgjigje është kërkuar edhe nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiq. Dhënia e hapësirë së tillë nuk nënkupton PËRSRE besim, siç ka pretenduar Mimoza Kusari Lila”, ka thënë Panduri, duke shtuar se nuk kishte asnjë lloj bashkëpunimi apo marrëveshjeje të tillë siç pretendohet nga Kusari-Lila.

Ai gjithashtu ka shtuar se menjëherë pas publikimit të audio-incizimit të parës, vetë Kusari-Lila kishte zgjedhur “Debat Plusin” për të dhënë versionin e saj, duke shprehur se platforma ka qenë gjithmonë e hapur për të gjithë palët.

“Assesi hapësira palës tjetër nuk i është dhënë si bashkëpunëtor e as për çështje parash siç guxon të pretendojë Zonja Lila, por si e drejtë legjitime e gazetarisë për të kërkuar përgjigje sidomos ku ka interes shtetëror.

Përtej kësaj, ju vëmë në dijeni edhe një gjë! Menjëherë pas daljes në publik të audioincizimit të parë, vet Mimoza Kusari Lila, ka zgjedhur audiencën e emisionit “Debat Plus” për të paraqitur versionin e saj, për audioinczimet që kishin marrë dhenë”, ka shtuar autori i Debat Plus-it.

Nesër seancë e jashtëzakonshme; Biseda me Radojçiqin e “përndjek” edhe të premten Kusari-Lilën në Kuvend

Ndërkaq, vlen të theksohet se edhe pas këtij publikimi të fundit, të bisedës së saj me Radojçiqin, Kusari-Lila është ftuar në Debat Plus.

“JO!”, ishte përgjigja e Kusari-Lilës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika