Panduri: Shqetësuese sulmet ndaj gazetarëve dhe kameramanëve

Gazetari i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri ka dënuar sulmet e gazetarëve në veri të vendit gjatë ditës së sotme

Gazetari i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri

Gazetari i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri ka dënuar sulmet e gazetarëve në veri të vendit gjatë ditës së sotme.

“Gazetarët sot në njërën anë sulmoheshin nga huliganë e kriminelë serbë, në anën tjetër kishim KFOR-n që i shtyente gazetarët në drejtim të këtyre huliganëve e kriminelëve, ishin në mëshirë të fatit”, ka thënë Panduri në “FIVE“.

Panduri ka thënë tutje se faji i vetëm i këtyre gazetarëve ishte vetëm se i përkasin këtij profesioni.

“Faji i vetëm i këtyre gazetarëve është se kanë qenë vetëm gazetarë”, ka thënë ai.

 

Gjatë kësaj të premteje grupet kriminale në veri kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë komunës së Leposaviqit.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga grupe kriminale serbe që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika