Pankarta e targave ilegale, në Rusi borohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”

Disa të rinj, me pankartën e targave ilegale të Mitrovicës “KM”, e cila u përdor si ngjitës ditët e fundit në komunat veriore, kanë realizuar një video. Derisa mbajnë pankartën në duar, ata brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”

Foto nga videoja e realizuar në Rusi

Me pankartën e targave ilegale të Mitrovicës “KM” në duar, disa të rinj në Rusi kanë realizuar një video duke brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë”.

Kjo video e cila po qarkullon në rrjetin social në Twitter, tregon edhe njëherë bashkëpunimin ruso-serb.

Ngjitësi, i cili u shndërrua në pankartë në Rusi, është dizajnuar nga serbët e Kosovës, të cilët kundërshtojnë implementimin e unifikimit të targave të Republikës së Kosovës, shkruan KP.

Rusia ia ka dhënë përkrahjen Listës Serbe në Kosovë, që nga viti 2017, kur këtë e deklaroi Sergey Zelezniak në takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Atëherë, Rakiq e kishte ftuar Zelezniak-un, përfaqësuesin e partisë së Putinit “Rusia e Bashkuar” që t’i vizitonte serbët e Kosovës.

Gazetarja ruse – person i padëshirueshëm në Kosovë

Ditëve të fundit në Kosovë një gazetare ruse është shpallur si person i padëshirueshëm nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Daria Aslamovas i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara, cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë mes të tjerash Sveçla.

Aslamova është arrestuar nga Policia e Kosovës në veri të vendit më 6 gusht.

Duke bërë të ditur arrestimin e saj, Sveçla ka thënë se “shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares”.

“E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”.

Sveçla ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete.

Me diçka të tillë ajo është përballur në Moldavi më 2017.

Atë periudhë ajo ka qenë duke punuar për median ruse, Komsomolskay Pravda, e cila njihet për qëndrimet pro-Kremlinit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika