Papa bën thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë

Papa Françesku u është drejtuar rusëve duke iu kërkuar që të kërkojnë të vërtetën lidhur me pushtimin që shteti i tyre ka nisur ndaj Ukrainës

Papa Françesku mban fjalimin gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, më 25 maj.

Papa Françesku u është drejtuar rusëve duke iu kërkuar që të kërkojnë të vërtetën lidhur me pushtimin që shteti i tyre ka nisur ndaj Ukrainës, teksa ka dhënë mesazhin për Pashkët. Ai, po ashtu, bëri thirrje për dialog në mes të izraelitëve dhe palestinezëve pas dhunës së fundit.

Françesku mbajti meshën në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit para 100 mijë besimtarëve, disa ditë pasi u hospitalizua për shkak të problemeve shëndetësore.

“Ndihmoni popullin e dashur të Ukrainës në rrugën e tyre drejt paqes, dhe le të bjerë drita e Pashkëve mbi popullin e Rusisë”, tha ai.

Qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, Françesku të paktën dy herë në javë i është referuar Ukrainës dhe popullit ukrainas që i ka quajtur “martirë”, dhe po ashtu ka përdorur shprehje, sikurse agresion dhe mizori, kur u është referuar veprimeve të Rusisë, shkruan REL.

Në meshën e Pashkëve, Ati i Shenjtë kërkoi nga Zoti që të “ngushëllojë të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre nga lufta, që të gjithë të burgosurit të kthehen pranë familjeve të tyre. Hapeni zemrën ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë”.

Papa bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, teksa dhuna është rritur së fundmi në Jerusalem, por edhe ka pasur sulme ku janë përfshirë Izraeli, Libani dhe Siria.

Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve u rritën pasi javën e kaluar policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem, që konsiderohet vendi i tretë më i shenjtë i myslimanëve. Kjo ngjarje nxiti reagimin e ashpër nga bota arabe.

Në mesazhin e tij, Françesku po ashtu bëri thirrje që të ndihmohen viktimat e tërmeteve të shkurtit që vranë pothuajse 56.000 persona në Turqi dhe Siri.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika