Papa bën thirrje që të mos përdoren më lëndët djegëse të papërpunuara

Papa Françesku ka bërë një thirrje ndaj botës të shtunën për të mos përdorur lëndë djegëse të papërpunuara. Deklaratat e tij janë bërë para një samiti për klimën në Dubai, megjithatë ai nuk ka qenë fizikisht i pranishëm për shkak të një sëmundjeje

Papa Françesku.

Papa Françesku i ka bërë thirrje të shtunën botës që të mos përdorë lëndë djegëse të papërpunuara.

Ai i ka bërë këto deklarata para një samiti për klimën që po mbahet në Dubai, por jo me prezencë fizike, për shkak të një sëmundjeje.

Kreu i Selisë së Shenjtë, e ka përmendur në veçanti dhënien fund në përdorim të thëngjillit, naftës dhe gazit, si dhe nevojën për ndryshim të mënyrës së jetesës, për ta ruajtur planetin.

Mes tjerash, Papa ka kërkuar edhe që t’iu falen borxhet vendeve të varfra, të goditura prej ndryshimeve klimatike.

Françesku është papa i parë në histori që i drejtohet një samiti të tillë, shkruan REL.

Së fundi janë shtuar thirrjet që liderët pjesëmarrës ta përdorin këtë samit për të vendosur për të ardhmen e thëngjillit, naftës dhe gazit, burimeve kryesore që nxitin ngrohjen e planetit.

Presidenti i samtit për klimën, Sultan Al-Jaber, ka thënë se heqja dorë nga kjo lëndë është e “pashmangshme”, ndonëse kompania e naftës që zotëron vendi i tij, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë se do të rrisë dukshëm prodhimin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika