Papa Françesku në mesazhin për Krishtlindjet: Bota po përjeton një “uri të paqes”

Papa Ftrançesku

Në mesazhin e tij vjetor të Krishtlindjeve, Papa Françesku ka bërë thirrje për një “fund të menjëhershëm” të asaj që ai e përshkroi si “luftën e pakuptimtë në Ukrainë”. Duke folur para një turme të madhe në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa ka dënuar dhe përdorimin e “ushqimit si armë” të luftës.

Ukraina ka dërguar rreth 30 për qind të grurit në botë dhe çmimet janë rritur që nga pushtimi rus në shkurt.

Ndërsa lufta në Ukrainë mori pjesën më të madhe të fjalimit të tij 10-minutësh, ai përmendi gjithashtu konfliktet dhe krizat humanitare në Siri, Myanmar, Iran dhe Haiti, si dhe në rajonin Sahel të Afrikës, duke thënë se bota po përjeton një “uri të paqes”.

Papa Françesku ka paralajmëruar se bota po bëhet kaq e pandjeshme ndaj krizave dhe vuajtjeve, saqë ato po ndodhin tani, ndërsa vështirë se vërehen.

Në mesazhin e tij vjetor për Ditën e Krishtlindjeve, Papa ka vënë në dukje dhe trazirat e vazhdueshme në Siri, Jemen dhe Irak, si dhe në zonat e Afrikës, Evropës dhe Azisë. Ai theksoi se efektet e pandemisë kanë kërcënuar përpjekjet për të zgjidhur konfliktet në nivel ndërkombëtar.

Papa Françesku paralajmëroi për pasojat sociale të pandemisë, duke thënë se kishte “një tendencë në rritje për t’u tërhequr… për të ndaluar përpjekjet për të takuar të tjerët dhe për të bërë gjërat së bashku”.

Ai tha se “në nivel ndërkombëtar gjithashtu ekziston rreziku i shmangies së dialogut, rreziku që kjo krizë komplekse të çojë në marrjen e rrugëve të shkurtra në vend që të vendoset në rrugën më të gjatë” për zgjidhjen e konflikteve.

“Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të një numri në rritje të konflikteve, krizave dhe mosmarrëveshjeve,” tha ai. “Këto duket se nuk mbarojnë kurrë dhe tani mezi i vëmë re, ne jemi mësuar aq shumë me to sa tragjeditë e mëdha po kalojnë në heshtje”.

Ai veçoi Sirinë, Irakun dhe Jemenin “ku një tragjedi e madhe e anashkaluar nga të gjithë ka vazhduar në heshtje për vite me radhë”.

Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve të mbajnë parasysh tensionet e vazhdueshme midis Izraelit dhe palestinezëve dhe krizën ekonomike dhe sociale “të pashembullt” që ka kapluar Libanin.

Duke iu kthyer Azisë, Papa i kërkoi Zotit që të ngushëllojë popullin e Afganistanit “i cili për më shumë se 40 vjet është sprovuar rëndë nga konfliktet” dhe “të mbështesë popullin e Mianmarit, ku intoleranca dhe dhuna jo rrallë synojnë komunitetin e krishterë dhe vendet e tij të adhurimit”, raporton BBC.

Papa Fraçesku gjithashtu u lut që paqja të vinte në pika tjera problematike në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën, Etiopinë dhe Sahelin.

Më herët, Papa Françesku, i cili është 85 vjeç, shënoi natën e Krishtlindjes me meshën në Bazilikë, ku u kërkoi ndjekësve të tregojnë më shumë dhembshuri ndaj të varfërve dhe të “vlerësojnë gjërat e vogla në jetë”.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika