Papa Françesku paralajmëron vizitë në Kosovë

Papa Françesku ka deklaruar se vizita në Kosovë nuk mbetet e përcaktuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Papa Françesku, 22 qershor 2023.

Vizita në Republikën e Kosovës bën pjesë në planprogramin e Papa Françeskut.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai për revistën spanjolle “Vida Nueva“. Megjithatë, i njëjti ka deklaruar se një gjë e tillë nuk mbetet e përcaktuar.

“Jemi duke punuar për vizitë në Kosovë, por asgjë nuk është vendosur”, tha Papa Françesku. “Mund të konfirmoj që është në program. Do të shohim nëse mund të bëhet, pasi të përfundojë viti zgjedhor. Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, mund të bëhet. Për momentin mendoj vetëm për Argjentinën… dhe ndoshta Uruguain. Tashmë ka pasur disa përpjekje më parë, por zgjedhjet e prishën vizitën”.

Tutje, Papa Françesku ka deklaruar se po mendon të përcaktojë një ndërmjetësues në mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i zhvilluar negociatat e paqes.

“Kardinali Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës, po punon fort si përgjegjës për dialogët. Ai tashmë shkoi në Kiev, ku ideja e fitores ruhet pa zgjedhur ndërmjetësimin. Ai ishte edhe në Moskë, ku gjeti një qëndrim që mund ta cilësojmë si diplomatik nga ana e Rusisë. Përparimi më domethënës që është arritur ka të bëjë me kthimin e fëmijëve ukrainas në vendin e tyre. Ne po bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që çdo anëtar i familjes që pretendon kthimin e fëmijëve të tyre mund ta bëjë këtë. Për këtë po mendoj të caktoj një përfaqësues të përhershëm që të shërbejë si urë lidhëse midis autoriteteve ruse dhe ukrainase. Për mua, në mes të dhimbjes së luftës, është një hap i madh”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika