Papa i shqetësuar për Amazonën dhe popujt indigjenë

Papa Françesku ndjehet mjaftë i shqetësuar. Kjo ndodh sepse sipas Papës vendi po shkatërrohet nga shpyllëzimet, kërcënimet ndaj kulturave indigjene dhe ndotjen e lumenjve me merkur të përdorur nga minatorët e arit në Amazon

Papa Françesku

Papa Françesku do të vendosë kardinalin e parë të rajonit të Amazonës në Brazil këtë muaj në shenjë të shqetësimit të tij për pyllin e shiut dhe banorët e tij indigjenë, tha njeriu që ai zgjodhi për këtë rol.

Dëshira e Papës për ta afruar Amazonën me kishën e bëri që ta emëronte një kardinal të Amazonës.

Dom Leonardo Steiner, kryepeshkop i qytetit brazilian të Manaus do të jetë mes 21 kardinalëve të rinj që Papa Françesku do të emërojë më 27 gusht në një ceremoni të njohur si konsistori.

Prerjet e paligjshme dhe minierat në Amazonë janë rritur në kohën e presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro.

Steiner kishte thënë se komunitetet indigjene ankohen se misionarët ungjillorë shpesh minojnë ritualet tradicionale, këngët dhe madje edhe gjuhët e tyre.

“Kjo shpesh rezulton në çrrënjosjen e kulturës së popujve indigjenë dhe mënyrën e tyre të ndryshme të shikimit të botës,” kishte thënë Steiner, raporton REUTERS.

Françesku mbajti një sinod, një seancë konsultimi dhe dialogu, në Amazon në vitin 2019. Në qershor, ai u takua në Vatikan me peshkopët e shteteve të Amazonës së Brazilit së bashku me priftërinj, murgesha dhe laikë nga rajoni.

Papa i inkurajoi ata të angazhohen me komunitetet lokale, ka thënë Steiner duke përfshirë banorët origjinalë të pyllit dhe fiset që kanë pasur pak kontakt me pjesën tjetër të Brazilit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika