Papa kërkon që feja të mos përdoret për nxitje të konflikteve

Papa Francesku

Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte.

Ky apel u bë në kuadër të një deklarate që ai nënshkroi me imamin e madh të Indonezisë, para mbajtjes së një meshe në Xhakartë.

Nënshkrimi i deklaratës në xhaminë Istiqlal, ishte një prej hapave të fundit kyç të vizitës treditore të Françeskut në Indonezi, shtetin me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

Harmonia fetare ka qenë në qendër të udhëtimit të papës.

Në fjalimin në xhami, Françesku tha se “nëse shikojmë më thellë… ne do ta zbulojmë se të gjithë jemi vëllezër, të gjithë pelegrinë, të gjithë në rrugën tonë për te Zoti”, raporton REL.

Teksa paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte, ai po ashtu tha se kriza mjedisore është kërcënim ekzistencial për civilizimin njerëzor.

Gjatë vizitës në Indonezi ai u takua me udhëheqësit e gjashtë feve zyrtare në Indonezi.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë që të adresojmë me seriozitet krizat që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit, sikurse luftërat dhe konfliktet…. dhe krizat mjedisore, të cilat janë pengesë për rritjen dhe bashkëjetesën e popujve”, tha Françesku.

Gjatë vizitës së papës në xhaminë Istiqlal, kryemami Nasaruddin Umar lexoi pjesë të Kuranit dhe një vajzë e verbër një pjesë nga Bibla.

Kjo xhami gjendet përballë katedrales në Xhakartë dhe dy objektet janë të lidhura “nga tuneli i miqësisë”, si një simbol i vëllazërisë fetare.

Françesku vizitoi tunelin para se të takohej me kryeimamin.

Françesku ka vizituar disa shtete me shumicë myslimane dhe më 2019 ai vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nënshkroi një dokument për vëllazëri mes popujve me imamin e madh të këtij shteti.

Në Indonezi, 242 milionë persona, apo 87 për qind e popullsisë janë myslimanë. Ndërkaq, afër 8 milionë, apo afër 3 për qind janë katolikë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika