“Papërgjegjësia e vëzhgimit”, Ramiz Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC në Suharekë

Drejtuesi i kompanisë “Elkos Group-ETC”, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas zjarrit që përfshiu njërën nga pikat e kompanisë së tij në Suharekë

Sot është djegur Qendra Tregtare “ETC” në Suharekë.

Për këtë ka reaguar edhe Pronari i ETC-së, Ramiz Kelmendi i cili ka njoftuar se janë shkaktuar mbi tre milionë euro dëme materiale por që “fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz”.

Kelmendi përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se djegja e biznesit të tij ka qenë e treta me radhë dhe ka parashtruar një pyetje se si “mund të parandalohen këto raste” dhe se si do të mund të e përballoi dëmet financiare që i kanë shkaktuar.

“Të nderuar kolegë; sot, e Diel 19.01.2025 në orët e hershme të mëngjesit (sikurse edhe herave tjera), filloi zjarri në ETC Suharekë dhe atë duke filluar nga Depo (sikur në të tre rastet).

Fatmirësisht, nga kjo e keqe e madhe, dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, (mbi 3 milion), ku siperfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katror.

Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga keto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje.

Si ti përballoi dëmet financiare (e mira nga kjo fatkeqësi është se nuk ka dëme në njerëz, në të punësuarit)”, ka shkruar Kelmendi.

Kelmendi tha se mbetet me shpresën se organet e rendit do të trajtojnë këto raste.

“Mbetem me shpresë që Organet e rendit dhe sigurisë të merren me këto raste, sepse duhet larguar dyshimet e qëllimta dhe ato të paqëllimta”, ka shkruar ai.

Sipas tij është edhe papërgjegjësia e vëzhgimit.

“Është për të ardhur keq papërgjegjësia, në tre rastet, e Monirorimit vizual qëndror me mbikqyrje 24 orë, 2 persona në vazhdimësi – (ku shifet qartë në Kamera, zanafilla dhe mundësia për intervenim).

Jam në pozitë të vështirë, se si të mos ndodhin më këto raste!”, ka reaguar Kelmendi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika