Paqarada nxjerr në ankand fanellën për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Futbollisti kosovar, Leart Paqarada, ka nxjerrë fanellën e tij në ankand, e cila do t’i shitet ofertuesit më të shtrenjtë, në mënyrë që paratë t’i dhurojë si donacion për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Leart Paqarada

Futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada, ka vendosur t’i ndihmojë të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Ai, të premten, në Instagram, ka njoftuar se ka nxjerrë fanellën e tij në ankand, e cila do t’i shitet ofertuesit më të shtrenjtë, në mënyrë që paratë t’i dhurojë si donacion.

Paqarada ka nxjerrë në shitje fanellën me numrin 23, me të cilin, luan te skuadra e St.Paulit me autografin e tij, ndërsa ankandi do të mbyllet të dielën në orën 18:00.

Ai ka thënë se është shumë i prekur nga tragjedia që ka ndodhur në fillim të kësaj jave në Siri e Turqi, dhe për këtë arsye dëshiron që të japë kontributin e tij.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika