Para 99 vjetësh hyri në fuqi sistemi republikan i qeverisjes në Shqipëri

Më 1 shkurt 1925, në Shqipëri hyn në fuqi sistemi republikan i qeverisjes

Më 1 shkurt 1925 në Shqipëri hyri në fuqi sistemi republikan i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i mëparshmi.

Ahmet Zogu merr përsipër postin e presidentit, të kombinuar me rolin e kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i shtetit dhe kryetar i Qeverisë, Myfid Libohova merr Ministrinë e  Jashtme, krahas asaj të Financave.

Reforma e parë ishte shpërndarja e ushtrisë, eliminimi i Ministrisë së Luftës, zëvendësimi i saj me një Komandë të Përgjithshme.

Disa historianë thonë se me këtë hap, Zogu hakmerrej ndaj ushtarakëve që kishin marrë pjesë në “Revolucionin e Qershorit” përkrah Fan Nolit.

Kjo gjithashtu shihet si masë paraprake kundër zhvillimeve të ngjashme në të ardhmen; dhe si vendosje e një kontrolli të plotë të drejtpërdrejtë; pak nga pak, republika e shpallur parlamentare po shndërrohej në autokraci e monarki./KP

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika