Para Kurtit e Osmanit, Macron takon Vuçiqin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur në takim presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Pallatin Elysee

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee.

Macron u takua me Vuçiqin para Pallatit Elysee, në prani të Gardës së Republikës së Francës, dhe më pas pasoi një takim ballë për ballë, bën të ditur mediumi serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në Paris për një vizitë dyditore, ku nesër do të marrë pjesë në Forumin e pestë të Paqes në Paris, ndërsa të premten do të drekojë edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Ndërkaq, pasditen e së enjtes së 10 nëntorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të takohen me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Osmani e Kurti pritet të takohen me Macron





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika