Paralajmërimet e ShBA-së shqetësojnë Kievin

ShBA ka paraljmëruar Ukrrainën se Rusia mund të intesifikojë sulmet për të shënuar ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Këto paralajmërime kanë shqetësuar popullin ukrainas, krahas sirenave të sulmit ajror në rritje

Fotoilustrim. Foto: A2 CNN

Në krahasim me javët e tjera, këtë javë në Kiev ka një ndjesi shumë të ndryshme. Gjatë këtyre ditëve ShBA ka paralajmëruar Ukrainën se Rusia mund të intensifikojë sulmet për të shënuar ditën e Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën e 24 gushtit.

Para se të shënohet dita e Pavarësisë, në Ukrainë sirenat e sulmit ajror janë bërë më të shpeshta dhe kjo ka ngjallur frikë te populli ukrainas.

Te qeveria ukrainase, presidenti Zelensky ka ekspozuar tanke ruse të kapur dhe automjete të blinduara. Ky është një kontrast i fortë me këtë kohë të vitit të kaluar, kur presidenti Volodymyr Zelensky ka marshuar në të njëjtën rrugë me ushtrinë e tij në tërheqje në një shfaqje force.

Derisa dita e Pavarësisë është afruar, Rusia ka përdorur këtë datë për të rritur operacionet e saj në Ukrainë, veçanërisht përmes mbështetjes së militantëve në lindje të vendit.

Këtë vit ka veçanërisht një ton kujdesi, sepse jemi në një periudhë ku kemi parë sulme me rreze më të gjatë thellë në Krimenë e pushtuar dhe vrasjen e vajzës së një propagandisti të shquar rus, raporton BBC.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika